E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, vaksinim masiv të popullsisë kundër A/H1N1

Një spital në Pekin është një ndër të parët që ka filluar programin e qeverisë kinezë për vaksinimin masiv të popullsisë kundër gripit të derrave ose siç njihet ndryshe virusi A/ H1N1, ndërkohë që po afrohet stina e dimrit. Një grup studentësh nga kryeqyteti kinez, të cilët ishin të parët që u vaksinuan, nuk kanë raportuar për efekte anësore. Një program për vaksinimin masiv do të ndërmeret në të gjithë vendin. Sipas mediave lokale 100 000 studentët që do të vaksinohen në këtë fazë të parë të kësaj fushate, përbëjnë edhe grupin e parë më të madh në të gjithë botën që do të vaksinohet në një fazë. Edhe Kreu i Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve në Pekin tha se studentët të cilët do të marrin pjesë në festimet me rastin e Ditës Kombëtare më 1 tetor, janë të parët nga shtresat e popullsisë që do të vaksinohet. Pra ata do të jenë prioritarë në fushatën e vaksinimit, saktësuan autoritetet. Ndësa ata studentë që nuk dotë marrin pjesë në festimet e 1 tetorit, do të vaksinohen më pas. Qeveria kineze planifikon të sigurojë vaksina të mjaftueshme për të mbuluar 5 për qind të popullsisë prej 1.3 miliard bannorësh deri në fund të vitit. Personat më të rritur dhe ata me sëmundje kronike do të vaksinohen pas studentëve. Kina ka qenë në krye të përpjekjeve ndërkombëtare për të prodhuar në masë vaksinën e A/H1N1, por ekspertët kanë paralajmëruar se kërkesa do t'i tejkalojë furnizimet me këtë medikament. Ministri kinez i Shëndetësisë këtë muaj paralajmëroi se Kina përballet me një situatë të zymtë të A/H1N1 më afrimin e stinës së ftohtë dhe kur numri i rasteve po shtohet. Kina ka raportuar 13.262 raste me gripin H1N1, nga të cilët 8.805 persona janë shëruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›