Thaçi: Kosova ka shumëçka t’i ofrojë Europës

(E plotësuar)- 14:50 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në Konferencën vjetore të Forumit Evropian të Ëhachau -ut, që sivjet ka temën aktuale ” Përtej krizës - konturat e një Evrope të Re”. Kryeministri Thaçi sot, në ditën e dytë të punimeve, mbajti një fjalë rasti për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
“Kosova dhe Serbia kanë tri sfida para vetes, që lidhen me paragjykimet e armiqësisë të së kaluarës e deri tek lodhja evropiane me zgjerimin si faktor i jashtë që brengos dy shtetet”, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Kjo ishte mënyra për të mbrojtur dhe afirmuar minoritetin serb dhe të tjerët nga shumica apo diskriminimi. Mbi 60 kompetenca të ndryshme iu bartën komunave, e ndërkaq u krijuan disa komuna të reja me shumicë serbe. Ky plan, edhe pse u pranua nga shumica absolute e shteteve të Grupit të Kontaktit, në mesin e të cilave ishte edhe Rusia, nuk u pranua nga Serbia dhe nga një pjesë në veri të Kosovës, që ishte ilegalisht në kontroll të Qeverisë serbe dhe strukturave paralele, që nga fundi i luftës më 1999.”, ka vlerësuar Thaçi.
Sfidë tjetër, sipas kryeministrit Thaçi është veriu, ku sipas tij ka elemente radikaloe që shantazhojnë popullatën serbe atje, por beson se ky dhe problemet tjera atje do të zgjidhen pas zgjedhjeve demokratike dhe hyrjes së kësaj pjesë në sistemin parlamentar të Kosovës.
“Ne do të shpallim amnisti, që ata që nuk e njohën kushtetutën dhe ligjet e Kosovës të mund të ndjehen të sigurt. Por, nga ana tjetër, duhet t'ua bëjmë të qartë kriminelëve se nuk do të gjejnë vend dhe hapësirë të lirë askund, as në Kosovë e as në Serbi”, ka veçuar ai si argument për të zgjidhur këtë sfidë.
Por mbi të dy sfidat, kreu i qeverisë së Kosovës vlerëson të jetë faktori i jashtëm, ku përmend lodhjen evropiane nga zgjerimi i saj, që mund të sjell brenda për të dyja vendet.
Sipas tij, kohërat kanë ndryshuar dhe kohërat janë shumë më stresuese për “peisazhet e brendshme politike të këtyre shteteve.”
Kreyministri i Kosovës, ka thënë se përkundër disa marrëveshjeve të arritura, u bë e qartë se në Serbi kishte një kufizim në pranim të realitetit.
“Në veri, sipas hulumtimeve të vetë medieve serbe dhe shoqërisë civile, si dhe sipas të dhënave të OKB-së, krimi i organizuar dhe kontrabanda krijonte profite prej 60 milionë eurosh për strukturat ilegale, për shkak të moskontrollit të kufirit”, deklaroi Thaçi.
Nga ana e tij, Kryeministri serb Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia ka bërë hapa të rëndësishëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe për pozitën e serbëve në atë hapsirë, transmeton agjensia serbe Tanjug.
"Qeveria e Serbisë është e vendosur me qëllim që të përmbush detyrimet e veta në tërësi dhe në këtë mënyrë të eliminojë të gjitha pejngesat. Njëkohësisht presim që BE të përmnbush premtimet, të cilat në formë kushtëzimesh i ka paraqitur vitin e kaluar”, tha Daçiq.
"Serbia do të kryej detyrat e shtëpisë. Mendojë se procesi i integrimit evropian të Serbisë është me rëndësi kapitale për integrimit e tërë rajonit, dhe se BE do të vlerësojë përpjekjet”, ka thënë kryeministri serb. Serbia, ka sqaruar më tej Daçiq, ka pranuar dialogun me Prishtinën në nivelin e lartë politik me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
"Nëse shikoni cilët hapa i kemi bërë, besojë se kemi bërë më shumë se që ka pritur ndokush në Beograd, Prishtinë, apo Bruksel, sado që sot edhe më tutje duhet bindur Brukselin se duhet të vazhdojmë rrugën e integrimeve evropiane. Unë parashtojë pyetjen: Nëse nuk do të marrim vendime pozitive , kur do t’i marrim ato. Çka duhet bërë akoma ne që të marrim vendimet pozitive të Këshillit të Eurpës, ka pyetur kryeminstri serb.
Ai ka theksuar “nevojën absolute” të politikës së zgjërimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se ky proces nuk guxon të ndalet pas pranimit të Kroacisë./Indeksonline/
----
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka theksuar se nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të përfitojë si Kosova ashtu edhe Serbia, duke përfshirë edhe BE-në, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Thaçi, këto deklarata i ka dhënë gjatë takimit në forumin e XVIII-të evropian në Vahau të Austrisë.
Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic, sërish kanë shtrënguar duart, sot gjatë "European Forum 2013" që po zhvillohet në një manastir të Wachau’t të Austrisë.
Ky është cilësuar si një akt historik nga nikoqiri i takimit, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger.
Ky samit mbledh rreth vetes ekspert dhe politikanë të famshëm evropian, të cilët në agjendë të diskutimit kanë tema nga siguria evropian dhe politikat e mbrojtjes, por edhe ekonominë e kulturën.
Forumi që zhvillohet në afërsi të Sankt Pelten, organizohet nga Partia Popullore e Austrisë së Ulët dhe ministria e punëve të jashtme austriake.
Qeveria në Prishtinë ndërkaq nuk ka lajmëruar ende për shkuarjen e kryeministrit të Kosovës në këtë samit./Indeksonline/