E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me armë gjahu 55 vjeçari

Një person është ekzekutuar me armë në Mirditë. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Persekut, ndërkohë që viktima është identifikuar si shtetasi Preng Lleshi.

Policia ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima është vrarë me armë gjahu. Autori mësohet se është identifikuar si 75-vjecari Llesh Lleshi, i cili është shpallur në kërkim.

Nuk ka te dhëna të sakta rreth motiveve të krimit, ndërkohë që policia ka nisur marrjen në pyetje të familjareve dhe personave të tjerë që mund të hedhin dritë rreth ngjarjes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›