E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi-Majko: Implementimi është jetik për marrëveshjen

Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Majko po qëndron në Prishtinë.

Ai fillimisht është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi.

Kreu i ekzekutivit kosovarë e ka njoftuar Mjakon me zhvillimet e fundit në Kosovë, edhe në rajon, për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Thaçi e ka njoftuar Majkon edhe për marrëveshjen e arritur në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Me ketë marrëveshje fiton Kosova, por gjithashtu reflekton për të mirë edhe për Serbinë edhe për të gjithë evropianizimin e rajonit tonë, një marrëveshje, që ka pasur mbështetjen e plotë edhe të shtetit shqiptar, të Qeverisë dhe gjithë politikës shqiptare”, tha Thaçi.

Thaçi ka treguar se në të njëjtën kohë e ka informuar ish-kryeministrin Majko për periudhat kohore të implementimit të kësaj marrëveshje, por edhe për akterët që do të marrin pjesë në implementim, që do të jenë institucionet e Kosovës, NATO, EULEX-i

Ish-kryeministri, Pandeli Majko, tha se të gjithë janë të interesuar lidhur me cilësinë e re të cilës rajonit i dha marrëveshja në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.

“Është një moment jashtëzakonisht sfidues, por pa dyshim që ka një përkrahje të gjerë të të gjithë klasës politike. E them këtë jo vetëm se duhet thënë kështu. Ngandonjëherë ne jemi edhe pjesë apo viktimë e vogël e gjërave që duhet thënë ashtu, dhe pastaj ju gazetarët na pyesni se çdo të thotë me këtë apo atë. Në fakt, aktualisht sot që flasim, marrëveshja midis Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, është një hap cilësor i cili ka pasur reflektim jo vetëm dhe thjesht në marrëdhëniet në mes të dy shteteve respektive, por edhe në të gjithë rajonit ka ofruar një cilësi të re, pasi marrëdhënia midis shqiptarëve dhe serbëve mbetet marrëdhënia më problematike sot në rajon”, tha Majko. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›