Lunacek kandidate për përfaqësuese të BE-së në Kosovë
PRISHTINË- Eurodeputetja Ulrine Lunacek, mund të jetë përfaqësuesja e ardhshme e BE-së në Kosovë. Lajmi raportohet nga mediat kosovare, sipas se cilave kandidatura e eurodeputetes austriake është mirëpritur edhe nga shefja e diplomacisë europiane Kethrin Ashton. Lunacek njihet si mbështetëse e vendosur e integrimit të Kosovës në BE.
Nëdrkohë që bëhet me dije se deri në e zgjedhjen përfundimtare të përfaqësuesit special të BE-së për Kosovën këtë funksion përkohësisht do ta ushtrojë diplomati italian Fernando Gentilini, i cili ka shërbyer në Kosovë në vitet 2004-2005, ndërkohë që për postin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë skadon më 29 prill.
Përfaqësuesi i BE në Kosovë do të jetë funksionari kyç që do të përcjellë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës. Deri tani BE-ja ka qenë e përfaqësuar në Kosovë nga Pieter Feith dhe nga diplomati italian Renzo Davidi, i cili ka qenë shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë. Po ashtu BE-ja në Kosovë është e pranishme përmes misionit për sundim të ligjit EULEX. Ndërkohë që prania e këtij misioni në Kosovë sipas mediave kosovare nuk ka arritur rezultatet e pritshme nga opinioni kosovar në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.
EULEX-i sipas të njëjtave burimie nuk ka arritur të ndihmojë autoritetet kosovare për të vendosur sundimin e ligjit dhe të rendit në veri të Kosovës, ku serbët e atjeshëm vazhdojnë ta injorojnë pavarësinë e Kosovës.
Lunacek njihet si mbështetëse e vendosur e integrimit të Kosovës në BE. Në të kaluarën ajo ka deklaruar se pa njohjen e Kosovës, Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE-së. Brukseli, sipas saj, duhet të mësojë nga situata e Qipros. Ky vend i anëtarësuar në BE ndonëse faktikisht është i ndarë në pjesën greke dhe turke. Lunacek mendon se nuk ka asnjë kuptim që BE-ja të importojë në të ardhmen konflikte të pazgjidhura. Për Serbinë nuk është e dobishme që pafundësisht të refuzojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa dëshira e Qeverisë së Beogradit për të integruar Kosovën është jorealiste, ka theksuar ajo.
Lunacek ka kritikuar ashpër manipulimet në zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë. Ajo ka thënë se nëse pas të gjitha parregullsive me fletëvotime të falsifikuara dhe mashtrime të hapura krijohet një qeveri, atëherë shtrohet pyetja e legjitimitetit të saj.
(e.m/koha/BalkanWeb)