Al Sad nuk beson: Barçën e mundim me... 16 lojtarë
TIRANE-Ndërsa Pep Guardiola deklaron se i druhet shumë skuadrës nga Katari, Al Sad, vetë trajneri i kësaj të fundit, uruguajani Horge Fosati, nuk duket aspak optimist në prag të gjysmëfinales së të enjtes të Botërorit të klubeve. “Kam një plan: nëse FIFA na lejon të hedhim në fushë 16 futbollistë kundër Barcelonës, ndoshta edhe mund t’ia dalim, - tha ai. – Ata janë skuadra më e madhe në botë. Nëse nuk i mundi as Reali i Madridit, si mund t’i mposhtim ne? Jemi këtu për të mësuar, sepse kemi vetëm 10 % shanse për të kaluar më tej”, shtoi tekniku uruguajan.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)