E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi, Torres “non grata”, vetëm 3 gola në 12 muaj

TIRANE-Në “Stemford Brixh” duket se ka sosur durimi për të pritur rikthimin e Fernando Torres.

Sulmuesi spanjoll nuk i ka justifikuar aspak 50 milionë stërlinat e shpenzuara nga Çelsi dhe tashmë duket se do të jetë në merkato në muajin janar. Torres ka realizuar vetëm tre gola në Premier Ligë dhe Abramoviç është bindur që duhet ta largojë, madje duke pranuar edhe oferta afër 20 milionë stërlinave. Lojtari ka një rrogë stratosferike, 150 mijë stërlina në javë, një shumë e vështirë për t’u pranuar edhe nga miliardieri rus, që vetëm probleme financiare nuk ka.

Edhe trajneri Andres Vilas Boas mësohet se ka dhënë OK-in për shitjen e Torres, që tashmë duket i treti në listën e preferencave për sulmin e Çelsit, pas Starrixh dhe Drogba.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›