E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Në vjeshtë nis ndërtimi i autostradës drejt Durrësit

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi në mbledhjen e qeverisë se ndërtimi i pjesës kosovare të autostradës drejt Durrësit nis me fillimin e vjeshtës. "Ky projekt i rëndësishëm që do të ndryshojë vendin tonë gëzon edhe përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë", u shpreh kryeministri Thaçi. "Për autostradën jemi duke punuar me bindje të plotë se aspektet procedurale do të përfundojnë së shpejti, dhe me fillimin e muajve të parë të vjeshtës do të nisë përfundimisht edhe ndërtimi i këtij projekti madhor i ëndërrave të qytetarëve të Kosovës", theksoi Thaçi. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë pason miratimin javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës të rishikimit të Buxhetit 2009, duke e ngritur nivelin e shpenzimeve në 109 milionë euro, nga të cilat 55 milionë destinohen në investimin fillestar të ndërtimit të pjesës kosovare të autostradës drejt Durrësit me gjatësi 117 kilometra, nga Vërmica, në kufirin me Shqipërinë, deri në Merdare, në kufirin me Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›