"Ora e Debatit" : Ç'po ndodh me rezultatin e 28 qershorit?

Ç'po ndodh me rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit? Kësaj pyetje do t'i jepet përgjigje sot në orën 21:00 në emisionin "Ora e Debatit" të gazetarit, Alfred Peza. Analistë dhe ekspertë të zgjedhjeve analizojnë sot pse PS-ja nuk po njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse vonesa e rezultatit zyrar është në favor të PD-së apo PS-së. A do japi dorëheqjen Edi Rama nga kreu i PS-së, cilat do jenë sfidat e tij në PS dhe a po tenton Berisha t'i marrë PS-së një mandat në Fier, do jenë disa nga temat që do të të trajtohen në "Ora e Debatit". Në emisionin e gazetarit Alfred Peza, diskutohet edhe koalicioni Meta-Berisha dhe çfarë fshehin ata në marrëveshje.
Në panelin e emisionit "Ora e Debatit" do jenë kreu i Institutit për Studime Bashkëkohore, Artan Hoxha, analistja Edlira Gjoni, publicisti Frrok Çupi dhe eksperti Eduard Zaloshnja.
Ku po shkon Shqipëria pas 28 qershorit? Mësojeni sot, në "Ora e Debatit", LIVE në orën 21:00.