E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Problemi qëndron te Beogradi

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se dokumenti gjashtë-pikësh për vendosjen e EULEX-it është i papranueshëm për Kosovën, dhe ka shtuar se, misioni i Bashkimit Evropian është i pranueshëm vetëm në pajtim me Planin e Martti Ahtisaarit.Në një intervistë për B92, kryeministri kosovar është shprehur se, "problemi qëndron në Beograd" pasi që, sipas tij, "Beogradi duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur e demokratik". "Beogradi nuk ka ingerenca në Kosovë, dhe këto tendenca të Beogradit duhet të harrohen njëherë e përgjithmonë", ka shtuar ai. Thaçi po ashtu ka premtuar se në Kosovë nuk do të ketë struktura ilegale dhe jolegjitime, dhe nuk do të ketë struktura paralele në drejtësi, polici, dogana dhe sektorë të tjerë. "Ne do të funksionojmë si shtet stabil, unik, me sistem funksional për të gjithë qytetarët e Kosovës", ka thënë ai. "EULEX-i ka mandat të plotë dhe përkrahjen e plotë të të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë dhe është pritur mirë nga ana e Prishtinës. Kemi bashkëpunim të ngushtë, mirëpo nuk do të pranojmë kushte të reja për vendosjen e EULEX-it. EULEX-i ka mandat të plotë, dhe këtë mandat ne e mbështesim në tërësi. Ne jemi partner", ka përfunduar Thaçi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›