Cërvenkovski :Qeveria është përgjegjëse për zgjidhjen e kontestit
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski e ka hedhur topin në fushën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, rreth kontestit të emrit me Greqinë si dhe integrimit të shtetit në strukturat euro-atlantike.
Cërvenkovski, siç njoftohet nga Shkupi zyrtar, ka thënë se definitivisht, kryeministri dhe qeveria e Maqedonisë marrin përsipër përgjegjësinë për zgjidhjen e kontestit bilateral me Greqinë, rreth emrit të shtetit maqedonas - sikur edhe për suksesin ose mossuksesin të integrimit të Maqedonisë në BE dhe në NATO.Nga Kabineti i shefit të shtetit të Maqedonisë po ashtu është njoftuar se, "qeveria merr vendim pa konsultime me presidentin".