Dështimet e Berishës
TIRANE - Për ata që mërziten nga monotonia, ka një vend ku mund ta prishin atë. Mund të jetë se të cingris nervat, apo të jep gaz si një komedi e mirë,por që nuk do jesh i zhytur në monotoni, kjo është e garantuar. Ky vend është Shqipëria, dhe njeriu që i jep jetë asaj, është kryeministri. Është pikërisht ai që i dha njëqind mijë dollarë ndihma Japonisë, pavarësisht se ata që shkundi tërmeti në Dibër i ka akoma nën qese plastmasi, dhe ata që lagu uji në Shkodër, nuk ka marrë mundimin as t’i thajë. Por në traditën më të mirë të shkollës nga vjen, ngjan me një makinë që i punon vetëm boria.
Shfaqjen e radhës e dha përballë tufës së deputetëve memecë të partisë në pushtet; sezoni, ashtu si nga viti 2005, është vetëm me shfaqje për arritjet ekonomike në këto vite; aktori, ishte një dhe vetëm një. Temat që u prekën ishin të shumta, por për këtë herë le të kapim vetëm dy: Premtimi solemn para shqiptarëve se vendi ynë do futej tek vendet e zhvilluara. Afati 2017-ta. Të quhesh vend i zhvilluar është një koncept relativ, ku Mugabe, Kastro dhe Çavez, kanë perceptime personale, por aktualisht të tillë quhen vendet që janë anëtarë të OCSE-së (Organizata për Kooperim dhe Zhvillim Ekonomik në italisht), e themeluar në vitin 1948 si OECE për të administruar ndihmat e ofruara nga SHBA nëpërmjet planit “Marshall”, për rindërtimin e Europës të shkatërruar nga Lufta e II-të Botërore, dhe transformuar në atë që njohim sot më 14 Dhjetor 1960. Në të bëjnë pjesë 30 anëtarë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, dhe vazhduar me vende si Australia, Austria, Gjermania, Vendet e Ulëta, pastaj vinë Hungaria, dhe mbarojmë me Turqinë. Nuk ka kritere strikte, por që të jesh pjesë e klubit, duhet të kesh të ardhura të larta, demokraci funksionale, ekonomi të zhvilluar në shumë sektorë dhe peshë në politikën dhe ekonominë botërore. Prandaj nuk janë pjesë e këtij klubi vendet naftëmbajtëse si ato të Gjirit Persik, pavarësisht të ardhurave të larta, dhe është pjesë Turqia, që megjithëse gëzon një të ardhur për frymë të përafërt me anëtarët e tjerë, pasi e ka vetëm 11.000 USD për person, por ka kapacitete potenciale dhe perspektivën zhvillimit që të bën ta besosh rritja e saj konstante prej 7% në vit, dhe një popullsi në progres numerik dhe arsimor. Të ardhurat për frymë të anëtarëve të organizatës fillojnë nga ato të Luksemburgut me 118 mijë dollarë për frymë, dhe siç përmendëm, mbarojnë me Turqinë. Secili nga këto vende, rritet nga 1% deri 7 % në vit.
Nëse marrim rastin turk, i cili është bërë fabrika e Europës, për shkak të kostos së ulët të krahut të punës, dhe faktorëve ndihmës që e bëjnë tërheqëse për ata që duan të bëjnë biznes, shohim se vendi i shqiponjave, sipas asaj që deklaron kryeshqiponja, ka një diferencë prej gati dy herë në kuptimin e varfërisë me vendin e fundit, Turqinë, dukshëm i shkëputur mbrapa nga vendi i parafundit i OCSE-së. Gati dy herë, jemi më të varfër se turqit, pasi ne kemi të ardhurat për frymë, 4-6 mijë dollarë, nivel i varur nga mënyra e përllogaritjes së treguesit. Gati tre herë më të varfër se vendi i parafundit, dhe me një ekonomi e cila është si strukturë dhe bilance eksport-importi, të ngjashme me vendet e Afrikës së Zezë. Dhe në këto kushte lind pyetja poetike: “Na thuaj për kokën tënde/ Qoftë edhe me hamendje/Cilat janë ato vende/Që do kalojmë nën udhëheqjen tënde?”. Pasi matematika, shkencë e cila nuk është opinion, tregon se edhe sikur ti ngjisim shkallët dy e nga dy e tre e nga tre, nuk kapim dot nga xhaketa askënd.
Suksesi i dytë që u përmend, kishte lidhje me Korridorin Tetë. Kjo ëndërr në sirtar e shqiptarëve do ishte një rrjet autostradash, gazsjellësish, naftësjellësish, linjash të tensionit të lartë, porte të stërmëdhenj, ku mallrat që do vinin nga Perëndimi, do futeshin në Durrës dhe Vlorë, e do shpërndaheshin në gjithë Ballkanin. Shqipëria do ishte porta hyrëse e perëndimit në Ballkan, dhe kuptohet rëndësia që do merrte. Qëllimi i Presidentit Klinton që e inicioi, ishte që vendet e gadishullit të luftërave, të prosperonin dhe integroheshin; ku të gjithë të ishin të barabartë dhe të begatë; ku njerëzit ta kishin mendjen tek biznesi dhe zhvillimi. Por ja që njeriu që i vuri kazmën; njeriu që në pesë vjetët e qeverisjes së tij, nuk e përmendi asnjëherë; fundosi bisedimet dhe i dha hapësirë Greqisë të bënte projektin e saj alternativ, projekt që me konkurrimin dhe fundosjen që i ka bërë Korridorit Tetë, e ka lënë vendin tonë një vrimë të zezë në rrjetin e autostradave dhe gaz e naftë sjellësve europianë; ky njeri një ditë të bukur, para tufës së memecëve që quhen ajka politike e vendit, deklaroi segmentin Tiranë-Elbasan, atë që në projekte ishte vetëm një degëzim me karakter dhe rëndësi lokale i Korridorit Tetë, si pjesë integrale dhe segment të tij!!! Tunelin e Elbasanit, një vepër që shumë-shumë ju intereson dy mijë njerëzve në ditë, do ta quajë pjesë integrale të Korridorin Tetë, që fillonte nga Durrësi, dhe nëpërmjet Elbasanit dhe luginës së Shkumbinit, përshkonte Ballkanin mes për mes?
Në të vërtetë, përveçse një aferë tjetër korruptive, nuk është asgjë më shumë. Është një skemë për të cilën as nuk është vrarë mëndja, dhe është kopjuar pikë më pikë. Bëhet fjalë për rrugën e kombit, rruga që u premtua se do bashkonte dy pjesët. Bashkim që mund të ishte bërë edhe me një rrugë dykalimshe bashkëkohore, pasi plazhistëve kaq do ju mjaftonte, ndërsa ekonomisë, ka gjasa që nuk i duhet, pasi bilanci tregtar midis dy shteteve shqiptare, sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, është vetëm 15 milion euro. Ndaj djalka që pretendon të drejtojë Tiranën, mbase do vijë dita të na japë shpjegime si e mendoi dhe si e stisi gjithë atë xhephane që do mbajmë në kurriz me interesat që do paguajmë në vitet që vijnë? Si e përllogariti efektivitetin ekonomik të këtij investimi? Dhe në mes të kësaj shtrëngese që na ka zënë, një gur tjetër kredish po përgatitet të na varet: Ai i tunelit për Elbasan. Por si thotë një fjalë e urtë, “I mbyturi nuk pyet nga e lagura”.
E nëse do bënim vetëm një krahasim, sa për të vënë në dukje voluntarizmin ekonomik të drejtuesve aktualë të shtetit, rezulton se sikur ta kishim ndërtuar gazsjellësin e Korridorit Tetë, qoftë edhe me paratë tona, do na kushtonte 1.1 miliard dollarë. Pak a shumë, aq sa dy rrugët jorentable që u përmendën. Dhe mos harrojmë se përveç lehtësirave dhe energjisë me çmime të ulëta, do përfitonim edhe rreth 50 milion dollarë taksa tranziti çdo vit.
Ndërkohë, ka gjashtë vjet, që rrugët e jugut janë lënë në mëshirë të fatit dhe ngjajnë më shumë me shtigje mushkash. Shqiptarët e jugut, kanë filluar e nuk e ndjejnë veten pjesë e vendit të tyre. Gjirokastra e Kadaresë, Çabejt dhe Libohovitëve; Përmeti i Frashërllinjve; Kolonja e Butkajve dhe Negovanëve; Korça e rilindjes, kanë filluar e mbarojnë punë në Greqinë fqinje. Ndërsa ata që kanë thesin e lekëve të shqiptarëve, e trajtojnë si thesin që është për t’u vjedhur e ndarë si plaçkë hajdutësh. Ndërkohë, para ekraneve na bëjnë petulla me ujë, duke shpresuar të na ngopin me to.
(GSH/BalkanWeb)