E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frid ne Kosove

Ndihmes sekretari amerikan i shtetit Daniel Frid do te zhvilloje nje vizite diten e sotme ne Prishtine per te biseduar me autoritetet kosovare per fillimin e misionit europian Euleks.Kryeministri Hashim Thaçi paralajmeroi gjate fundjaves viziten e zyrtarit te larte amerikan, duke nenvizuar se vizita e tij do te kontribuoje ne zgjidhjen e mosmarreveshjes midis Prishtines dhe bashkesise nderkombetare per vendosjen e misionit evropian Euleks ne Kosove. Vete Frid tha se vizita e tij do te kete qellim uljen e tensionit midis bashkesise ndekombetare dhe Prishtines.Autoritetet shteterore te Kosoves dhe bashkesia nderkombetare nuk kane arritur zgjidhje per planin gjashtepikesh te sekretarit te pergjithshem Ban Ki Mun per shtrirjen e misionit te Euleks, duke e konsideruar Kosoven si shtet neutral dhe duke mos qene ne perputhje me kushtetuten e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›