E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel Fried pritet të mbërrijë sot në Kosovë

Prishtinë(start)-Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Daniel Fried, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë. Duket se në axhendën kryesore të takimeve, është bindja e krerëve të lartë të Kosovës, për të pranuar planin më të fundit të OKB-së, prej gjashtë pikash, ku komunave serbe iu jepet një lloj autonomie.

Diplomati i lartë amerikan do të takojë pasdite presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›