E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi dënon kërcënimin ndaj aktivistes Nazlie Bala

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dënon aktin e kërcënimit të aktivistes, Nazlie Bala.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Kryeministrit, Thaçi ka ritheksuar se të gjithë qytetarët e Kosovës me sakrificën dhe përkushtimin e tyre të madh me dekada të tëra kanë kontribuar për të ndërtuar shtetin e lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës.

“Bazuar në këtë sakrificë dhe në këtë vizion të realizuar, për Qeverinë e Republikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i dënueshëm cenimi i lirisë së shprehjes dhe i jetës së secilit qytetar të vendit. Kryeministri Thaçi kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryesit e këtij akti të kërcënimit të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, përfundon komunikata. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›