Thaçi dhe Feithzotohen për zbatimine planit të Ahtisarit
PRISHTINË- Zbatimi i planit të Ahtisarit dhe ndërtimi i një shoqërie shumetnike janë të rëndësishme për Kosovën. Ky ishte konkluzioni i takimit midis kryeministrit Hashim Thaci dhe përfaqësuesit civil ndërkombëtar në Kosovë Piter Feith, bëjnë me dije mediat kosovare.
“Do të punojmë bashkërisht për implementimin e plotë të dokumentit të presidentit Ahtisaari, për integrimin edhe më të fuqishëm të të gjitha komuniteteve në institucionet dhe shoqërinë kosovare, në procesin e demokratizimit të Kosovës dhe implementimit të reformave demokratike për të përmbyllur suksesshëm procesin e pavarësisë së mbikëqyrur në kuadër të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës ",- deklaroi kryeministri Thaçi.
Ndërkohë Feith ka theksuar se do të vazhdojë të funksionojë me mbështetjen e shteteve që e njohin dhe e mbështesin Kosovën, si shef i ICO, si përfaqësues ndërkombëtar mbikëqyrës.
““Tani e tutje duhet të vazhdohet në forcimin e institucioneve shtetërore, me shumë njohje të Kosovës, të rritet respektimi i të drejtave të komuniteteve, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare, të zgjerohet procesi i decentralizimit dhe zhvillimi i ekonomisë, duke krijuar më shumë hapësirë për sektorin privat përmes procesit të privatizimit”,- përfaqësuesit civil ndërkombëtar në Kosovë Piter Feith.
(e.m/koha/BalkanWeb)