Avni Arifi i AAK-së braktisë mbledhjen

(E plotësuar) Përfaqësuesi i AAK-së, Avni Arifi, ka lëshuar në mënyrë demonstrative takimin e liderëve, ku po diskutohej për reformën zgjedhore. Ai në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që çështja e reformës zgjedhore të kthehet në Kuvend. Arifi i ka quajtur të kota takimet e liderëve për reformën zgjedhore .“Jemi tërhequr përfundimisht nga pjesëmarrja në këso takimesh, por jo edhe nga reforma zgjedhore”, ka thënë ai, citon KTV-ja
Që më herët ishte paralajmëruara se gjatë ditës së sotme do të mbahej takimi i liderëve për reformën zgjedhore, takim ky i thirrur nga lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ndonëse deri më tash janë mbajtur disa takime, ende vazhdojnë të mbesin çështje të hapura si zgjedhja e presidentit, përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe vendeve të rezervuara.
Deri më tash liderët janë pajtuar në pikën që ka të bëjë me zonat zgjedhore, ku është vendosur që të ketë vetëm një zonë zgjedhore, si dhe të shkohet me lista të hapura. Takimi i thirrur nga lideri I AKR-së, Behgjet Pacolli ka nisur në orën 14, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
----
Gjatë ditës së sotme pritet që të mbahet takimi i liderëve për reformën zgjedhore, takim ky i thirrur nga lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ndonëse deri më tash janë mbajtur disa takime, ende vazhdojnë të mbesin çështje të hapura si zgjedhja e presidentit, përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe vendeve të rezervuara.
Deri më tash liderët janë pajtuar në pikën që ka të bëjë me zonat zgjedhore, ku është vendosur që të ketë vetëm një zonë zgjedhore, si dhe të shkohet me lista të hapura.
Takimi i thirrur nga lideri I AKR-së, Behgjet Pacolli pritet të mbahet në orë 14 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline