Kosova me dy përfaqësues në AP të Këshillit të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi që t''u mundësojë dy përfaqësuesëve të Parlamentit të Kosovës, njëri nga radhët e pushtetit dhe tjetri nga opozita, që të marrin pjesë në punën e të gjitha komisioneve në këtë trup përfaqësues.
Ata nuk do të kenë të drejtë vote, por mund të marrin pjesë në debatet që zhvillohen në Asamblenë Parlamentare, me kusht që të marrin leje nga Presidenca./Indeksonline/