Thaçi e Jahjaga shoqërohen me Nikoliqin

Presidentja e Kosovës Atifite Jahjaga dhe Kryemisnitri i Kosovës Hashim Thaçi janë parë në shoqërimin e Presidentit serb Tomislav Nikoliq gjatë festës së organizuar në Zagreb, me rastin e hyrjes në BE të Kroacisë.
Më parë Nikoliq i është shmangur afërsisë me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Foto janë publikuar nga mediat kroate ndërkaq, zyrtarët tanë nuk kanë publikuar të njëjtat foto. Minsitri i Punëve të Jashtme i cili po qëndron poashtu në Zagreb ka publikuar foto nga ky takim por jo foto ku shihet me zyrtarët shtetërorë serbë./Indeksonline/