E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika vlerëson Marrëveshjen midis Kosovës e Serbisë

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës se Kosovës, znj. Edita Tahiri priti sot ambasadoren Belgjikës, rezidente në Sofie, Anick Van Calster, e cila ishte e shoqëruar nga zëvendësshefi i misionit të Ambasadës se Mbretërisë se Holandës në Kosovë, z. Jean-François Brackman.

Në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Belgjikës, të cilat u cilësuan shumë të mira dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Gjatë këtij takimi u tha se perspektiva euroatlantike e Ballkanit është rruga e vetme, që duhet zgjedhur dhe se Kosova po bën një progres të mirë në këtë drejtim.

Në takim u diskutua edhe për rrjedhën e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. Rezultatet e arritura në këtë proces u vlerësuan të rëndësishme dhe u theksua se zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në teren është shumë i rëndësishëm./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›