E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, gjendet i vrarë në banesë një i moshuar

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë mëngjesin e sotëm.

Burime të policisë i thanë portalit noa, se 78-vjeçari Sulo Mejdani, banues në fshatin Tatzat të Delvinës dyshohet se mund të jetë vrarë para 4 ditësh. Verifikimet e para bënë të ditur se i moshuari është goditur me mjete të forta në kokë të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Sulo Mejdani është dërguar në morgun e Sarandës ndërsa uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së tij./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›