Thaçi në krye të delegacionit të qeverisë për Nju Jork
PRISHTINË-Kryeministri Hashim Thaçi, sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar, njoftoi se një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar prej tij, do të udhëtojë në Nju Jork për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës së Kombeve Bashkuara.
"Delegacioni, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të zhvillojë takime me delegacionet e vendeve të ndryshme, ku do të zhvillojë aktivitete lobimi dhe do të prezantojë arritjet e Kosovës në ndërtimin e shtetit dhe të drejtave për të gjithë qytetarët e vet”, u theksua në mbledhjen e Qeverisë kosovare.
E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar rregullore dhe vendime nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
(d.b/BalkanWeb)