E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi nuk e ka shqyrtuar raportin për shamitë

Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi ende nuk e ka shqyrtuar raportin e Komisionit për Liritë Fetare me të cilin rekomandohet heqja e ndalesës për bartjen e shamisë. “Ende nuk e kemi shqyrtuar raportin”, ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi për Express.

Derisa nuk dihet nëse përçarja e anëtarëve të këtij Komisionit, rreth rekomandimeve të tij, do të ndikojë në vendimin e Kryeministrit.

“Kryeministri e shqyrton këtë”, ishte përgjigja e vetme e Kuçit  në lidhje me këtë.

Kryetari i Komisionit për Liritë Fetare, Amir Ahmeti ndërkaq ka thënë  se beson në pajtueshmërinë e Thaçit në lidhje me kresat e tyre, respektivisht ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

“Këtë komision e ka themeluar vetë Kryeministri i Kosovës z. Thaçi, dhe nuk besoj se ai nuk do të implementojë rekomandimet e komisionit”, tha ai.

Kundër rekomandimeve të Komisionit ka dalë anëtari i saj, Zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›