Thaçi, takim lamtumire me komandantin e KFOR, Buhler
PRISHTINË-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumire komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën e madhe që gjenerali Buhler e ka bërë në Kosovë në kuadër të udhëheqjes së forcave të KFOR-it.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri Thaçi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e frytshëm që ka pasur Qeveria e Republikës së Kosovës me KFOR-in gjatë periudhës së shërbimit të gjeneralit Buhler në krye të KFOR-it.
Thaçi e ka vlerësuar komandantin e deritanishëm të KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler si mbështetësin e parezervë të sigurisë, të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, mandat ky i KFOR-it, i përcaktuar edhe me dokumente ndërkombëtare. Thaçi i ka uruar suksese të mëtejshme gjeneralit Buhler në detyrat e tij të reja në kuadër të forcave të NATO-s.
Nga ana e tij, komandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka falenderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e gjithanshëm të qeverisë me KFOR-in dhe ka theksuar se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.
“Prioritet dhe mandat kryesor i KFOR-it është siguria e qytetarëve të Kosovës në gjithë territorin e Kosovës dhe në këtë kuadër KFOR-i do të vazhdojë ta kryejë plotësisht mandatin e vet”, është shprehur gjenerali Buhler.
(d.b/BalkanWeb)