Një autoritet kontraktues për dhënien me koncesion të 7 hidrocentraleve
TIRANË -Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të 7 hidrocentraleve dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë.
Në mbledhjen e radhës së Qeverisë, kryeministri Berisha, duke prezantuar vendimet, e konsideroi këtë një zhvillim pozitiv, në përpjekjen për të shndërruar në vlera për qytetarët shqiptarë pasuritë dhe asetet e vendit, siç është edhe pasuria hidrike.
"Vendimet janë për 7 hidrocentrale të reja, që janë përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe AKBN dhe jepen bonuset për t’u nxjerrë në tendër. Ky është një nga zhvilllimet më pozitive të këtyre viteve. Shumë i rëndësishëm është fakti se vazhdon të jetë i lartë interesi për ndërtimin e tyre. I rëndësishëm është gjithashtu, fakti se studime intensive po bëhen në të gjitha ujërat e vendit, që përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan.Vitin e kaluar Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon me rritje të investimeve, investime që nuk kanë pasur lidhje me privatizimet", tha kryeministri.
"Ndaj", theksoi ai, "përpjekja jonë për t’i shndërruar në vlera e të mira për qytetarët shqiptarë, për t’i shndërruar në energji elektrike, të ujërave që derdhen pa vlerë në det, vetëm sa hollojnë kripën e detit, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne duhet të bëjmë gjithçka që asetet e pasuritë tona t’i shndërrojnë në vlera për qytetarët", tha kryeministri në prezantimin e këtyre vendimeve.
(d.b/BalkanWeb)