E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, lirohen 9 vajza nga "Big Brother"-i fals

Forcat policore turke kanë kryer me sukses një ndërhyrje në një vilë luksoze në Stamboll, pasi në të besohej se qëndronin të mbyllura 9 vajza. Femrat ishin mashtruar se do të merrnin pjesë në një realiti shoë televiziv, të ngjashëm me spektaklin "Big Brother", bën të ditur agjensia e lajmeve Cihan. Vajzat janë liruar falë policisë ushtarake ndërsa kishin qëndruar të mbyllura për rreth dy muaj brenda ambienteve të shtëpisë. Po sipas agjensive të lajmeve, por edhe burimeve policore, kamerat kanë regjistruar dhe filmuar 24 orë në ditë femrat, duke ofruar pamje direkte për përdoruesit e internetit, të cilët për të patur këtë shërbim, paguanin një shumë parash. Agjensia e lajmeve Cihan, informon se vajzat kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Turqisë për të marrë pjesë në "Big Brother-in" turk, dhe që do të transmetohej nga një stacion televiziv kombëtar turk. Vajzat kishin mësuar për këtë spektakël të rremë televiziv nëpërmjet reklamimit në faqet e shtypit dhe u përzgjodhën duke menduar se do të ishin pjesë e këtij programi. Të 9 vajzave u ishte thënë se në kontratë parashikohej se nëse ndonjëra do të largohej përpara dy muajve, duhet të paguanin një shumë prej 50 000 lirash turke ose 30000 dollarë amerikanë. Vajzave iu tha gjithashtu se nuk do të kishin asnjë kontakt me botën e jashtme, përfshirë këtu edhe familjarët, për një periudhë dy mujore. Duke ëndërruar se do të beheshin yje te televizionit, ato pranuan të bëheshin pjesë e spektaliit në këto kushte. Kamerat që mbikqyrnin banorët e shtëpisë në çdo moment, kanë transmetuar pamje te tyre në internet, madje edhe video ku ato shfaqen të zhveshura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›