E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptari perdhunim sistematik ndaj dy te miturave

Nje ngjarje e rende, me protagonist nje emigrant shqiptar ka tronditur opinionin publik ne Greqi.

Per 5 vjet rrjesht nje 32-vjecar nga Shqiperia perdhunonte dy femije me te meta mendore,qe tashme jane 17 dhe 12 vjec.

Emigranti shqiptar qe punonte si punetor depoje kishte 5 vjet lidhje dashuri me nje 21- vjecare.Por paralelisht ai kishte njohur dhe dy mbesat e vogla te saj dhe duke perfituar nga fakti se te dyja ishin me te meta mendore kishte abuzuar me to si fillim dhe me pas i perdhunonte vazhdimisht.

Dy dite me pare babai i dy vajzave kishte kuptuar se dicka ndodhte dhe kishte pyetur vajzat e tij te cilat i kishin zbuluar castet e tmerrshme qe perjetonin per me se 5 vjet.

Pasi ai ka denoncuar ne polici 32-vjecari shqiptar, identiteti i te cilit ende nuk behet i njohur eshte arrestuar dhe eshte cuar ne prokurori.

Edhe mjeku ligjor qe ka vizituar vajzat ka vertetuar se mbi to jane kryer akte seksuale me dhune.

Ndaj 32-vjecarit tashme rendojne akuzat e perdhunimit dhe te abuzimit seksual te dy te miturave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›