E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi viziton Egjiptin

Kryeministri Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku do të merr pjesë në Samitin e Konferencës Islamike që po mbahet në Kajro.

Shefi i ekzekutivit kosovar shkoi nw Kajro me ftes të presidentit egjiptian Mohamed Morsi.

Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Thaçi planifikon të zhvillojë takime me burrështateas, mbretër dhe kryeministra të vendeve të Konferencës Islamike, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.

Ky është Samiti i dymbëdhjetë me radhë, që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Islam, dhe ku Egjipti do të marrë zyrtarisht presidencën për tri vitet e ardhshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›