Kosova importoi 80 milionë euro mallra nga Serbia

Rreth 280 milionë euro mallra ka importuar vitin e kaluar Kosova nga Serbia, kryesisht produktet ushqimore, material ndërtimor dhe energji elektrike.
Pavarësisht fushatave të ndryshme për mosimport të produkteve serbe, mallrat nga shteti fqinj edhe më tutje vazhdojnë ta dominojnë tregun kosovar, shkruan “Zëri”.
Ndërkohë vlerësohet se një pjesë e madhe e dërgesave të diasporës për familjarët e tyre në Kosovë, shkon në Serbi përmes konsumit të produkteve serbe që kosovarët vazhdojnë t’i blejnë me të madhe.
Mbi 400 milionë euro llogaritet të jenë mesatarisht remitenca në vit, kurse më shumë se gjysma e kësaj shume, mbi 250 milionë euro gjatë një viti shkojnë para kesh në Serbi nga blerja e produkteve serbe.
Ekspertët e ekonomisë thonë se fushata për mosblerje të produkteve serbe duhet të përcillet edhe me veprime tjera konkrete./Indeksonline/