E Shtunë, 31 Tetor 2026

Countryman:Marty t`ia dorëzojë provat EULEX-it

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman ka deklaruar se SHBA-të do e marrin seriozisht raportin e raportuesit special të Këshillit të Evropës Dick Marty për trafikim e organeve në Kosovë dhe pretendimet se në të ka gisht edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
 

Në një intervistë për VOA-n Countryman ai theksoi se nëse raportuesi i KiE, Dick Marty ka prova për akuzat e tij ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, atëherë duhet t`ia kalojë ato hetuesve të EULEX-it për hetim.
 

"Përgjithësisht tërë qëllimi i hetimit të tillë është që të vendoset përgjegjësia individuale për krime të individuale, sepse nuk mund të kemi përgjegjësi kolektive dhe të themi se të gjithë serbët ose të gjithë shqiptarët apo kroatët janë fajtorë për aksionet e disa individëve. Prandaj mbështesim provat e reja dhe presim që të gjitha shtetet dhe individët në rajon të bashkëpunojnë me hetimet", ka thënë Countryman.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›