E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, shqipja mungon në faqen e Presidencës

Presidenca e Republikës së Maqedonisë vazhdon të mos e aplikojë opsionin e gjuhës shqipe në faqen e saj zyrtare në internet.
Në faqen e Presidencës aplikohet vetëm gjuha maqedonase dhe ajo angleze, ndërkohë që nuk jepet asnjë sqarim për mungesën e gjuhës shqipe, kur dihet se rreth 30 % e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë flasin shqip.

Vetë Presidenti Gjorgje Ivanov thekson se përfaqëson të gjitha komunitetet, dhe se është zgjedhur edhe me votat e shqiptarëve. Kur vjen puna tek përfshirja e shqipes në faqen e internetit, këtu Ivanov nuk ndjek të njëjtin standard.

Ajo që vihet re nga një vëzhgim i thjeshtë, është se gjuha shqipe nuk përdoret në shumicën e faqeve zyrtare të institucioneve të Republikës së Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›