Milo Gjukanovic jep doreheqjen
Media shtetërore e Malit të Zi njoftoi dje se kryeministri Milo Gjukanoviç do të shpallë dorëheqjen sot (e martë).
Agjencia e lajmeve “MINA” njoftoi se Gjukanoviçi, i cili udhëhoqi ndarjen e kombit të vogël buzë Adriatikut nga Serbia në vitin 2006, ka gjasë të zëvendësohet nga ministri aktual i Financave, njëkohësisht zëvendëskryeministër, Igor Luksiç.
Asnjë arsye nuk është dhënë për këtë dorëheqje. Gjukanoviçi ka dhënë edhe një herë më parë dorëheqjen, në vitin 2006, por u rikthye si kryeministër më shkurt 2008.
Milo Gjukanoviç ishte vetëm 29 vjeç kur u bë kryeministri më i ri në Europë në vitin 1991. Ai u zgjodh më pas President i Malit të Zi në vitin 1998, përpara se të merrte përsëri postin e kryeministrit në vitet 2002 dhe 2008. Ai është lideri ballkanas më jetëgjatë në detyrë.