E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Anëtarësimi në BB, mbështetje për Kosovën

Prishtinë - Me këtë rast z. Thaçi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë për mbështetjen dhe përkrahjen e pa rezervë, që i kanë dhënë Republikës së Kosovës me rastin e anëtarësimit në Bankën Botërore dhe ditë më parë anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtarë. “Është kjo mbështetje ekonomike, politike dhe diplomatike që do t’i duhet Kosovës edhe në të ardhmen” theksoi z. Thaçi. Kryeministri Hashim Thaçi anëtarësimin në institucionet financiare ndërkombëtare e vlerësoi para së gjithash edhe si rezultat i punës së mirë në Kosovë.

Ndërsa, sa i përket njohjes, kryeministri Thaçi tha se procesi i lobimit për njohjen e Republikës së Kosovës do të vazhdojë në të gjitha qendrat e vendosjes. Kryeministri Thaçi ka vlerësuar shumë lartë edhe raportin e “Transparency Internacional” për Kosovën.

“Kjo agjenci e ka radhitur Kosovën të fundit në rajon për shkallën e ultë të korrupsionit “, ka thënë kryeministri Thaçi duke shtuar se ky është rezultat i punës së mirë të institucioneve, i qeverisjes së mirë , sundimit të ligjit dhe luftës së pa kompromis kundër dukurive negative. Kjo është një mirënjohje për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës por edhe obligim që të punojmë edhe më mirë në të ardhmen, ka potencuar kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka përshëndetur edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Anëtarësimi në Bankën Botërore, mbështetje ekonomike, politike dhe diplomatike për Kosovën – tha kryeministri Thaçi në mbledhjen e 67-të të qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›