Daci: Zgjedhjet lokale mund të shtyhen
Prishtinë - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka deklaruar për të përditshmen “Epoka e Re” se gjasat janë shumë të mëdha që zgjedhjet lokale, të parapara të mbahen këtë vit, të shtyhen për vitin e ardhshëm. Po flas për gazetën tuaj pa dorëza. Unë Nexhat Daci e kam pasur informatën e parë para shumë muajve se këtë vit nuk do të ketë kurrfarë zgjedhjesh lokale”, ka thënë Daci.
Megjithatë, Presidenca e Kosovës e ka hedhur poshtë deklaratën e liderit të LDD-së, Nexhat Daci, se zgjedhjet lokale mund të shtyhen për vitin 2010. Zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri ka thënë për këtë gazetë se zgjedhjet lokale janë të parapara që të mbahen në vjeshtën e këtij viti. /Telegrafi/