Thaci: Asnjëpengesë për njohjetë reja të Kosovës
PRISHTINë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u kthye sot nga vizita zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një konference për mediat në Aeroportin e Prishtinës ka përshëndetur opinionin e GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe më pas ka vlerësuar shumë të suksesshme dhe frytdhënëse vizitën dhe takimet e nivelit të lartë në administratën e shtetit të SHBA-ve.
“Në të gjitha takimet duke filluar nga takimi në Shtëpinë e Bardhë, takimi në Kongres, FMN, Bankën Botërore dhe në të gjitha takimet tjera kemi marrë përkrahjen e plotë dhe mbështetjen e plotë për Kosovën”, theksoi z. Thaçi duke veçuar takimin me zëvendëspresidentin Bajden nga i cili kemi marrë përkrahjen e fuqishme për reformat , për progresin e shumanshëm që kemi arritur në ndërtimin e Kosovës demokratike dhe shumetnike si dhe angazhimet tona për bashkëpunim rajonal.
“Mbështetja nga administrata Obama e ritheksuar në takimin me z. Bajden ishte një mbështetje unike e jashtëzakonshme e që do të vazhdojë edhe në të ardhmen theksoi kryeministri Thaçi duke shtuar se të njëjtën përkrahje kemi marrë edhe nga takimet me kongresistë dhe senatorë si ata demokrat dhe republikan .
Duke folur për opinionin e GJND-së , kryeministri theksoi se ishte një e arritur historike. Për Kosovën, këto ishin ditë të mëdha . Ndër të tjera Thaci theksoi se vendit i është hapur perspektiva euro-atlantike dhe pritet njohja nga të gjitha vendet e BE-së. Sepse opinioni i GJND-së ka heq të gjitha arsyetimet e çdo vendi për të mos njohur Kosovën. “Asnjë vend në botë sot nuk ka arsye për të mos njohur pavarësinë e Kosovës” pohoi kryeministri Hashim Thaçi.
(m.a/BalkanWeb)