E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Gutideklaron largiminnga Real Madrid

MADRID- Hoze Maria Guti, një prej legjendave të Realit të Madridit, ka bërë të ditur ndarjen nga ky klub për të firmosur me turqit e Beshiktash. Në një konferencë shtypi bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Realit Horge Valdano, 33 vjeçari bëri të ditur transferimin në Turqi, pas 24 vjetësh të kaluara në Madrid, ku e nisi karrierën që 9 vjeç.

“Kanë qenë 24 vjet të jetës sime, në të cilat unë kam marrë shumë eksperiencë dhe kaluar momente shumë të bukura, - deklaroi Guti. – është shumë e rëndësishme për një futbollist të rritet me ngjyrat e Realit të Madridit dhe të ndjehet madrilen. Nuk kam firmosur ende me Beshiktashin, do të pres edhe disa ditë”, u shpreh mesfushori spanjoll.

Guti është një nga lojtarët që ka fituar më shumë në Madrid, 5 tituj në Spanjë dhe 3 Liga Kampionesh. Te Beshiktashi ai do të gjejë ish-trajnerin e Realit Bernd Shuster. Me largimin e Gutit, Reali i Madridit humb një tjetër ikonë të tij, pasi edhe Raul Gonzales ka njoftuar se do të luajë me gjermanët e Shalke 04 për dy sezonet e ardhshme.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›