E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, sulmohetgazetari i njohurTeofil Pancic

BEOGRAD- Një gazetar i njohur serb, Teofil Pancic, i cili ka denoncuar shpeshherë nacionalizmin apo krimet në Serbi në lidhje me sportet, u sulmua dhe u godit me shufra hekuri nga disa të panjohur, theksoi sot agjencia e lajmeve ''Beta''.

Teofil Pancic, editorialist i të përjavshmes ''Vreme'' u shtrua në spital me hematoma të rënda në kokë dhe krah pas këtij sulmi që u krye nga dy persona që e ndiqnin prej disa kohësh.

Këto lloj sulmesh kundër gazetarëve në Serbi janë të shpeshta.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›