E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia dërgon 55 emisarë për të ndalur njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Boris Tadiç, pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të GJND-së se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjet ndërkombëtare, tha se shumë vende do të jenë nën presion të njohin pavarësinë e Kosovës para se të shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, porse Serbia do të bëjë të gjitha përpjekjet që këso njohjesh të ketë sa më pak dhe që në vjeshtë, në New York, të miratohet rezoluta e Serbisë.

Serbia ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën diplomatike për Kosovën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen thelbësore që ka të bëjë me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›