E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Autostrada hap kufijte dhe thyen barrierat

Eshte zhvilluar dje, ne Vermice, ceremonia e perurimit te 38 kilometrave te para te autostrades Vermice-Merdare, e cila shenon vazhdimin e Rruges se Kombit nga Durresi ne Morine. Punimet per te nisen afro nje vit me pare dhe kane kushtuar rreth 330 milione euro. Ne kete ceremoni kane marre pjese kreret me te larte te shtetit kosovar, si presidentja Atifete Jahjaga, kryeministrit Hashim Thaci. Nga Shqiperia i ftuar nderi ishte kryeministri Sali Berisha. Te ftuar kane qene dhe kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe ambasadorit amerikan Dell. Gjate fjales se tij, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, pasi falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen, tha se ndertimi i autostrades eshte nje investim strategjik per zhvillimin e Kosoves. Sipas Thacit, kjo autostrade i jep kuptim shtetit te ri te Kosoves. Kryeministri Thaci tha se kjo rruge ka rendesi te vecante jo vetem qytetaret e Kosoves, por edhe per Shqiperine dhe gjithe rajonin dhe paraqet projektin me madhor ne historine e Kosoves, nje investim strategjik per zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik te vendit, i cili do te ofroje mundesite me te mira per levizjen e lire te njerezve dhe mallrave. "Ka kaluar nje dekade qe kur kemi kaluar mbi tela me gjemba dhe kufij te ndare dhe per kete dite qe shohim sot, eshte bere lufte e gjate, por sot endrra po behet realitet. Kjo eshte autostrada e jetes se re dhe e qytetareve qe hap kufijte dhe thyhen barrierat e se shkuares, duke hapur nje horizont me shume per qytetaret", u shpreh Thaci. Kryeministri i Kosoves shtoi me tej se "projekti per ndertimin e autostrades ndan epokat, eshte projekti i shekullit te ri, i lirise, pavaresise dhe integrimit. Ky projekt hap kufijte dhe i demokratizon ata". Autostrada e re ka marre emrin e Presidentin Ibrahim Rugova, ndaj kreu i qeverise kosovare e ka cilesuar autostraden "Ibrahim Rugova" si projektin me te madh dhe me modern ne historine e vendit. Sipas tij, Rruga e Kombit eshte civilizim dhe emancipim qe ndan boten e re nga e vjetra. Punimet ne autostrade do te vazhdojne derisa te perfundoje i tere projekti, i cili pritet te perfundoje ne nentor te vitit te ardhshem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›