E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pse njerezit mendojne se jam miliarder

Qendrimi 11 vjet ne krye te bashkise me te madhe ne vend, ku eshte perqendruar dhe nje pjese e rendesishme e biznesit, ka bere qe akuzat per korrupsion dhe perfitime marramendese ta shoqerojne Ramen gjate gjithe mandateve te tij. Ne librin "Kurban", Rama ndalet gjate ne kete pike dhe ne ate qe e cileson si pjese te akuzave politike, ndersa shton se ben nje jete modeste. Gazeta "Koha Jone" boton fragmentin e romanit te kreut te PS-se, ne te cilen flet per akuzat per perfitim miliardash.

Per miliardat

Qesh, s'kam fare c'bej tjeter me tatuazhet e akuzave e shpifjeve mbi lekuren time, sidomos me dragoin legjendar se pasurise sime shumemiliardeshe ne gjoks. Kush e beson me, pervec atyre qe jetojne me mua, Lindes, nenes time, femijeve apo ndoshta, nuk e di, edhe nje rrethi miqsh te vjeter sa gishtat e duarve, te cilet e njohin prej kohesh raportin tim me parane, dine raste domethenese qe provojne te kunderten, se une nuk jam sot njeri prej miliardereve te politikes shqiptare? I shoh edhe syte e tu si levizin tani, cilidoqofsh qe sapo e lexove kete pyetje retorike per ty, perfytyroj mendjen tende qe menjehere po pyet se ku po dua te dal me kete shaka pa kripe, me ke po guxoj te tallem, te luaj, te bej propaganden me te trashe ne bote apo ku e di une se cfare mekati tjeter prej politikani te pafytyre. Paraja, paraja, paraja, besohet thuajse unanimisht sot, jo pa arsye, si shtysa, motivi, qellimi madhor i te qenurit ne arene, ku cdo kundershti, prove, argument, bie jo prej ndjekjes se fijes logjike, po prej unanimitetin irracional qe i ndan spektatoret e komentatoret vetem mbi bazen e perkatesise se ngjyres se atyre qe ndeshen, te gjithe per par e bejne, keshtu eshte kjo pune, s'ke c'i ben. Po tanet jane tanet, kundershtaret jane kundershtaret dhe pike, s'ka pike rendesie cfare po thote, ka rendesi kush po e thote, as cfare po ben s'ka rendesi, ka rendesi kush po e ben, ne kete mes te gjithe jane njelloj, dallojne vetem ngjyrat dhe ngjyrat dallojne edhe qendrimet ndaj te thenave e te berave, c'thuhet e c'behet eshte vetem nje loje ku duhet te fitojme ne e te munden, mundesisht te shkaterrohen, vdesin fare, ata. Por kjo s'ma pengon dot rrefimin, sic e kam ne maje te gjuhes diten e kurbanit, pa e care koken, te them te drejten, se c'do te zgjedhesh te besosh a te marresh si shkas per te besuar te kunderten nder keta rreshta. Qyshse jam ne arene, s'kam pasur ndonjehere gjer me sot rastin ta bej kete keshtu, mu sic me vjen, dhe ndoshta s'do ta kem me kete rast per nje kohe te gjate, sepse, edhe nese koha nje dite, diku, do te ma lejoje te kem nje rast tjeter e vetja do te ma deshiroje rrefimin e jetes se arenes, kam ndjesine e forte se s'do ta kem me si sot gatishmerine e provokuar prej kurbanit. E di, e di, s'kam dyshime te arsyeshme ne kete pike, edhe me dashamiret e mi s'kane kuraje ta parafytyrojne e jo me ta besojne se arka ime e kursimeve eshte modeste dhe jetesa ime krejt normale. E di fare mire se s'kane mbetur veshe per te degjuar prej meje se gjithe ato miliarda, te nxjerra prej miliarda hereve qe eshte perseritur, goje me goje e vesh me vesh, legjenda e pasurise sime marramendese, si nje jehone qe perplaset mal me mal dhe breg me breg dhe merr dheun per vite me radhe pa pushim, skaj me skaj, duke e bere genjeshtren te vertete dhe te verteten rrene me bisht, jane ne fakt vetem kostoja e larte e nje lufte te paskrupullt politike. Damke e pashlyeshme derisa lekuren ta trese dheu. Po edhe atehere zor te them se njerezia do te pajtohet me tjeter te vertete duke hapur kapaket e miliardave fjaleve te thena per ta bere te vertete genjeshtren. Por as eshte qellimi im t'ia nderroj kujt mendjen ne piken ku kane ardhur gjerat teksa flas per cfare nuk zoteroj materialisht sic thuhet. Hicaspak. Eshte momenti per te thene dhe pike, sic eshte, jo aq per vete, se mua me jane me jane mpire nga djegiet shqisat e revoltes ne kete pike, po per nderin e dy

Njerezve pa te cilet s'do ta kisha pare kete bote, te familjes sime te bukur me dy femije plot kuriozitet per te zbuluar boten ku po rriten, e te disa te tjereve, ca s'rrojne me e ca jetojne ende apo do te jetojne edhe pas meje, pa te cilet s'do te isha ky qe jam, packa se mileti perseri do me dije po aq te pasur sa c'jane edhe me te korruptuarit e ketij vendi. "Te gjithe njesoj jemi", apo jo? Dhe eshte mire ta themi sa me shpesh, i vjen tekembramja gjithnje e me per shtat shumekujt, eshte perhere e me shume formula e garantuar e shpelarjes prej mekateve para publikut per cdokend qe jeten e arenes e do per te vrare e per te marre cka eshte e te tjereve e jo per te dhene nga vetja duke marre nje vend ne zemren e te tjereve. Ta perserisim e perserisim deri ne neveri, qe te pershkallezojme tek te tjeret, publiku, indiferencen ndaj cdo beme e gjeme qe ndodh ne arene, mu para syve te tij, ku moraliteti me elementar ia ka lene vendin amoralitetit me te skajshem, duke u bere jo vetem i pandeshkueshem, ligjerisht jo e jo, por as moralisht, po edhe joshes per shumekend qe ka dicka ne dore, deri te polici a infermierja, per te cilet ka nje justifikim te pagjykueshem teksa shtrijne doren per te marre ryshfetin e vockel: "Kur e bejne ata lart per shuma aq te medha, kush jam une qe te mos e bej ketu poshte per te cuar ne shtepi pak me shume leke per buke, drita, ilace?" Sigurisht qe s'jane te gjithe njesoj, po dallimi eshte bere i pamundur per kedo, ashtu sic eshte bere thuajse e pamundur per publikun qe te cmesohet per cmesimin e imponuar, sepse jetojme periudhen e nje triumfi te vlerave minimale dhe njerezit e kane te zorshme te reagojne jashte kornizes ku jane te shtrenguar te jetojne, me pahirin e boshllekut te pushtetit pa vlera morale e etike, qe u eshte ofruar dhunshem si e vetmja mundesi, dhe te pamundesive te medha ekonomike qe kane kallur ne kushtet e ketij boshlleku brenda shpirtit te gjindjes kulturen e veteskllaverimit. Ndryshe nga ai shumekush nder ata qe perpiqen te analizojne sjelljen e publikut tone sot karshi maskaralleqeve revoltuese te arenes e nervin e parealizuar te reagimit qytetar ne kete vend duke u perpjekur ta gjejne thuajse gjithnje shkakun te mungesa e nje alternative frymezuese opozitare dhe duke marre te mireqene se ky deshperim social eshte nje maja e arrire per brumin e opozitarizmit, e verteta eshte se nje deshperim i tille eshte ne fakt garanti me i sigurt i status quo-se, aleati me i madh i atyre qe sundojne permes varferise se aspiratave dhe fukarallekut material e shpirteror, qe jane femijet e paligjshem te flirtit te pushtetit me varferine. Shperndajne para, vende pune, mundesira mbijetese, blejne lehtesisht voten e viktimave shembullore te politikes se tyre, e vjedhin hapur edhe voten qe s'blejne dot dhe shtrijne me tutje, me thelle, deri ne ashtin e shoqerise, tentakulat e sundimit te tyre, sepse kane krijuar nje gravitet te ri kulturor, te bazuar mbi genjeshtren, varferine e paditurine, duke zgjedhur te qeverisin bazuar mbi relativizmin e se keqes dhe jo mbi raportin me te miren, fale shkaterrimit te burimeve te dijes e te informacionit dhe jo lavdi konkurrences permes dijeve ne nje mjedis te mirinformuar. Permes shembullit te forces dhe jo nepermjet forces se shembullit.

Marredheniet me Meten

S'duhet te pengohet nga sa tregova se Ilir Meta e ka penguar apo nuk e ka mbeshtetur eren e ndryshimit qe filloi te frynte fort ne Tirane. Absolutisht jo. E kunderta. Ajo e tija ne zyren e kryeministrit ishte periudha e vetme e njembedhjete viteve te mia ne krye te Bashkise se Tiranes, kur Tirana ka pasur ne vesh te vemendshem ne ate zyre ndaj cdo kerkese te bashkise, i gatshem per t'u bere pjese e ndryshimit duke urdheruar financim investimesh te konsiderueshme per kohen, i bindur ne vetvete se kryeqyteti duhej te bente kapercimin e madh, aspak ziliqar asokohe per rritjen e hijes sime, qe u kthye ne makthin e atyre qe e pasuan. Mes nesh kishte miqesi, nje miqesi e krijuar natyrshem dhe pergjithesisht e patrazuar nga paranoja e Ilirit, i cili aq sa duket ne pamjen e jashtme nje burre i forte, i vendosur, i palekundur, aq eshte brenda vetes nje femije i pasigurt, i luhatur, i dhene pas sherbetoreve e i paafte per te bashkejetuar me sfidantet e mendimeve, deshirave, tekave te veta, lehtesisht i manipulueshem nga servilet qe ia mbushin veshet me lavde per gjenialitetin e tij e me thashetheme dashakeqe per cdo njeri qe shefi s'e ka per zemer dhe marrin ne kembim te besnikerise shperblimet bujare, per te cilat Ilir Meta eshte nje mjeshter i lindur, qe ne rrugetimin e tij politik u be nje ngashenjyes i madh koke me koke njerezish te te gjitha kategorive, nga deputete, anetare forumesh qendrore a politikane lokale, te profesore, doktore shkencash, oficer policie, biznesmene, botues, gazetare, te reja te dallenderdisura e te rinj naive e enderrimtare, e deri te kriminele te rangut me te pare e rrugace te dores me te fundit, me para, ofiqe a ndere materialisht te prekshme ne radhe te pare, sigurisht, por jo, domosdoshmerisht, edhe me premtime e betime qe di ti beje me nje talent a shtirje te rralle nuk e di, sepse i beson shume sinqerisht vete kur i thote, pavaresisht se po aq sinqerisht e di fare mire brenda vetes qe s'do ti mbaje kurre. Teorite e konspiracionit, edhe ato me qesharaket, e intrigonin ne cast Ilirin dhe prirja per te besuar gjithnje genjeshtren me te madhe perpara se vertetes me te thjeshte ishin qysh atehere problemi qe e fuste, sic e futi edhe me pas disa here, ne rrugezgjidhjet e gabuara, ku shkaterroi me duart e tij shanse te medha per nje politikan te ri karriere dhe hyri, thelle e me thelle, ne nje marredhenie varesie plotesisht te semure me parane e me pushtetin si gjenerator parash qe riprodhojne pushtet per te rigjeneruar para. Por, ne thelb, thelle brenda vetes, Ilir Meta ishte nje djale i mire qe mund te behej burre i nderuar, sot i fikur prej stermundimeve ne te tatepjeten e inercise se tmerrshme ku e mori me vete dalengadale emri qe vuri fare i ri ne shkretetiren e mbetur te Partia e Punes pas migrimit te rinise ne krahun opozitar, pastaj mesimi i te gjithe hileve perpara cdo rregulli, sic e sintetizon paq Ndre Legisi, e me pas rrokupuje barra fatale e nje pushteti per te cilin ishte i pergatitur dhe qe e leshoi i turperuar publikisht nen goditjen e paturpshme te Fatos Nanos, duke mos e gjetur dot me pasketaj nje arsye me te forte sesa shkaterrimin e PS-se per te qendruar ne politike dhe duke e kthyer politiken ne arsyen e forces, pasurimit, shantazhimit, njesimin me dreqin e te birin, pa ia dale me te ndalonte per te marre fryme e per te dashur t'ia dinte as per shtresat e njepasnjeshme te pisllekut a budallalleqeve qe e fryne kacek, duke e ndihmuar te llokocitej mbi siperfaqen e llumit te pushtetit me cmimin e asfiksimit te atij djali te mire, harruar poshte, ne fundin e thellesise se turbullt brenda vetes. Sidoqofte, e gjithe kjo eshte nje pamje e krijuar nder vite, nga afer e larg, nga brenda e jashte, si bashkepunetor e kundershtar, qe ashtu sic nuk eshte e thene te jete me shume sesa nje e vertete thjesht e imja, s'eshte as e thene te mbetet e verteta ime e fundit per Ilir Meten. Kjo bote eshte e bukur, sepse s'eshte e dhene njehere e pergjithnje dhe historite e mekatareve te vdekshem, sic jemi te gjithe ne mesin e veshtire te erresires se mishit e drites se shpirtit qe s'gjejne kurre rehat ne nderkalljen e mundimshme me njera-tjetren brenda njeriut, jane sa te pafundme aq edhe pafundesisht te ndryshme. Keshtu jane edhe fatet tona, te ndryshme jo vetem mes tyre, po edhe brenda harkut te jetes se nje njeriu te vetem, erresira eshte gjithnje me e madhe se drita ne rrugen nga lindja ne vdekje, reniet jane perhere me shume se ngritjet, zvarritja eshte gjithnje me e gjate se castet e fluturimit, por s'mungon kurre rasti qe na jepet e rijepet per te rimarre fluturimin duke u nisur edhe nga aty ku s'ka me qiell e duket sikur s'ka me as shprese. Cka pa fare dyshimi koha do s'ka per ta ndryshuar ne mendjen time e s'do te ndryshoje as mendimin tim nese kaloj ndonjehere ne keta rreshta vite me vone eshte vleresimi im pozitiv per mbeshtetjen e tij, ne kohen kur Tirana nisi fluturimin nga aty ku s'shihej qielli e shpresa kalbej nen plehra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›