E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Barrikadat, pengesë për të ardhmen europiane

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e jashtëzakonshme pas operacioneve të sotme në veri të vendit.

Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke e cilësuar si të suksesshëm operacionin për vendosjen e doganierëve kosovare në dy pikat kufitare 1 dhe 31 i bëri thirrje qytetarëve serbë të bashkëpunojnë me institucionet pasi barrikadat janë pengesë për zhvillimin e vendit.

“Ne do të jemi në krye të vështirësive për të siguruar rendin dhe sigurinë në vend. Partneriteti është çelsi i suksesit dhe jo barrikadat pasi ato janë pengesë për zhvillimin dhe të ardhmen europiane” ka theksuar Thaçi.
 

Ai gjithashtu ka falenderuar edhe angazhimin e forcave të KFOR-it dhe EULEX-it në operacionin e zhvilluar sot për marrjen nën kontroll të pikave kufitare me Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›