E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacionet në veri, Warlick: Palët të përmbahen

Ambasadorja e SHBA-ve në Beograd, Mary Warlick, ka thënë se është me rëndësi që kalimi i përgjegjësive te EULEX-i dhe KFOR-i të kalojë qetë dhe të gjitha palët të përmbahen.

“Shpresoj që situata në Kosovë do të jetë e qetë, e sidomos në veriun e Kosovës”, u ka thënë ajo gazetarëve serbë, duke shtuar se pret që gjithçka sot në Kosovë të zbatohet në mënyrë të qetë.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar për fillimin e implementimit të planit operacional të Qeverisë së Kosovës për respektimin e marrëveshjes për vulat doganore në pikat kufitare 1 dhe 31. Ai ka thënë se ky ishte një fillim i suksesshëm për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›