Thaçi: Bashkim kombëtar si përgjigje ndaj politikave të Brukselit
Kryeministri i qeverisë së Kosovës është rebeluar. Thaçi ka ngritur zërin dhe bën një nga deklaratat më të bujshme. “Bashkim kombëtar si përgjigje ndaj politikave te Brukselit”.
Për kryeministrin e Kosovës në Bruksel ka shumë burokratë që i trajtojnë shqiptarët e Kosovës si qytetarë të rendit të dytë me nostalgjinë e ish-Jugosllavisë.
“Ngecjet për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk janë teknike, janë kryekëput politike dhe këto pengesa janë dhe ndërlidhen drejtpërdrejtë me mos-unitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, përsa i përket statusit politik të Kosovës. Kjo vonesë e Brukselit është e padrejtë në raport me Kosovën”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.
Thaçi tha se qeveria e tij i ka zbatuar në afatin rekord standardet dhe kriteret e nevojshme dhe do të punojë edhe me rekomandimet e reja, por nuk ka qenë e arsyeshme dhe nuk është e justifikueshme që për Kosovën të ketë standarde të dyfishta në raport me vendet tjera që e kanë kaluar këtë proces apo që për vende të caktuara të ketë standarde të dyfishta.