Shpërthen bombola e gazit në çerdhe, plagoset kuzhinierja, roja dhe 2 të tjerë
KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të premte në çerdhen shtetërore 59 në Kamëz. Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:02 minuta në zonën e Institutit, ndërsa shkak për shpërthimin dyshohet të ketë qënë rrjedhja e gazit.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur viktima, ndërsa të plagosur kanë mbetur roja i çerdhes, kuzhinierja, prindi I një fëmije dhe një i afërm tjetër. Në
Mësohet se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Plagë më të rënda ka marrë kuzhinierja Diamanta Hima dhe roja i çerdhes Bekim Xhenari, ndërsa personat e tjerë kanë marrë plagë më të lehta dhe pas mjekimit kanë lënë spitalin.
Në vendngjarje, ka mbërritur ndërkaq një grup hetimor që po heton mbi shkaqet e shpërthimit.
SHPËRTHIM NË NJË BANESË NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS
Ora 08:00- Një tjetër shpërthim është regjistruar sot gjatë orës 03:30 minuta në banesën e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës dhe dyshohet se në banesën e shtetasit G.J është vendosur lëndë shpërthyese.
Sipas të dhënave të policisë, raportohet se nga shpërthim
raportohen vetëm dëme materiale . Po sipas tyre, lënda shpërthyese ka qënë e vendosur në dritaren e katit të parë . Policia për punon për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.
(m.a/BalkanWeb)