Thaçi, Berishës: Shëndet dhe fitore të tjera
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shëndet e fitore të tjera homologut të tij të Shqipërisë, Sali Berisha. Përmes një mesazhi drejtuar Berishës, pas situatës së lodhjes që kaloi teksa mbante fjalimin në 21 vjetorin e themelimit të PD-së, Thaçi e ka uruar atë për kalim të shpejtë të keqësimit shëndetësor.
“Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare. Të arriturat e PD-së janë meritë e kontributit dhe vizionit të kryeministrit Berisha, i cili qëndroi në krye të këtij subjekti qoftë në pozitë qoftë në opozitë”, theksohet në komunikatën e Qeverisë.
Në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Thaci ka uruar që Berisha ta kalojë keqësimin e sotëm shëndetësor, pa asnjë pasojë, dhe të vazhdojë në drejtimin e shtetit shqiptar, drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera. (INA)