E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndeti i Berishës, anulohet vizita në Mal të Zi

Momenti kur Berisha ka lene sallen e Pallatit te Kongreseve

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka anuluar vizitën zyrtare, planifikuar sot për në Malin e Zi  për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas zyrës për shtyp të kryeministrit mësohet se në axhendën e tij ishte planifikuar ditën e sotme vizitë në shtetin fqinj dhe një sërë takimesh me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve.

Ai do të takohej me homologun e tij Igor Lukshiç, presidentin malazez, Filip Vujanoviç, dhe me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krovokapiç. Po sot pritej që Berisha të nënshkruante marrëveshje për heqjen e kushtit të pasaportës dhe kalimi i popujve të dy vendeve në dy shtete vetëm me kartë identiteti.

Kreu i qeverise nderpreu dje fjalimin gjate ferstimeve te 21 vjetorit te themelimit te PD-se, per shkak te nje dobesie fizike, ardhur si pasoje e lodhjes dhe nje viroze per te cilin mjekohej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›