Lëvizja Vetëvendosje rikujton vjedhjen e votave
httpv://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=a4IdI0CzScw#!
Lëvizja Vetëvendosje e ka kujtuar njëvjetorin e asaj që e cilëson “vjedhje industriale” të votave. Me një performancë para ndërtesës së qeverisë, aktivistë të Vetëvendosjes shfaqën disa pamje të cilat sipas tyre tregojnë vjedhjen e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Kënga dhe slogani i Partisë Demokratike të Kosovës Së pari Kosova, si dhe premtimet e kryeministrit Hashim Thaçi të bëra para elektoratit i shoqëronin vazhdimisht pamjet e dokumentuara të Vetëvendosjes.
Dardan Mulliqaj, ka deklaruar se me këto vjedhje është bërë edhe vjedhja e vullnetit të popullit, ndërsa qeveria e cila doli nga këto zgjedhje vazhdon të vjedhë edhe tash popullin e Kosovës, përmes privatizimit dhe tenderëve të ndryshëm.
Mulliqaj, ka thënë po ashtu se janë mbi 5 mijë raste të keqpërdorimit të votave që u janë paraqitur gjykatave dhe prokurorive komunale, nga të cilat sipas tij, vetëm 1 % e tyre janë proceduar, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë marrë dënime të lehta.
Mirëpo ai ka premtuar që Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me organizmat relevant siç është edhe shoqëria civile dhe qytetarët nuk do të lejojnë një vjedhje të tillë të votave në zgjedhjet e ardhshme. /Zëri/