E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci-Clinton: Gezohemi qe jeni me mire

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci i ka derguar nje telegram ish-presidentit amerikan Bill Clinton, te cilit i ka shprehur shqetesimin e tij per gjendjen shendetesore, pas shtrimit ne spital.
Ne mesazhin e tij, Thaci ka shprehur gezimin e tij personal dhe te qytetareve te Kosoves per permiresimin e gjendjes shendetesore te mikut te Kosoves. “Ne sapo morem lajmin e gjendjes suaj shendetesore dhe ate per trajtimin mjekesor ne spitalin e Manhatanit. Ne emer te qytetareve te vendit tim ju shpreh gezimin per te dhenat e raporteve te fundit qe tregojne se ju ndiheni me mire dhe se procedura mjekesore te ciles ju nenshtruat kaloi me sukses”, eshte shprehur Thaci. Kryeministri i Kosoves i ka bere te qarte Clinton-it se ai ze nje vend te rendesishem ne historine e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›