Sejdiu: Ftesat i ka marrë LDK, jo unë
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se ftesat e LDD-së dhe AAK-së për koalicion parazgjedhor nuk i kanë shkuar atij, por partisë i të cilës ai është kryetar, LDK-së. Duke folur për mediat kosovare, Sejdiu është shprehur se si president i Kosovës nuk mund të marrë ftesa të tilla. "Jo, unë s'kam marrë asnjë ftesë, unë jam president i vendit. Ato i kanë marrë partitë politike, i ka marrë LDK-ja dhe i takon asaj të japë përgjigjet e veta", ka pohuar Sejdiu.
Megjithatë, Sejdiu ka shtuar se nuk mund të izolohet nga posti i kryetarit të LDK-së dhe nga kujdesi që ai duhet të ketë për këtë parti.