E Shtunë, 31 Tetor 2026

McGuffie: Ndarja e Kosovës, e papranueshme

Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffie ka thënë se ndarja e Kosovës është e papranueshme për bashkësinë ndërkombëtare ashtu sikurse edhe mundësia e këmbimit të territoreve të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës.
"Zyra Civile Ndërkombëtare dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë si dhe shtetet që kanë marrëdhënie me Kosovën, mbështesin integritetin territorial të saj", ka thënë McGuffie.
Reagimi i tij ishte pas deklaratës të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, në rast se serbët insistojnë në ndarjen e veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›